Pika e Vetme e Kontaktit

Çfarë është Pika e Vetme e Kontaktit?

Pika e Vetme e Kontaktit është një dritare elektronike e krijuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë  e cila synon të iu lehtësojë ofruesve të shërbimeve qasjen në një aktivitet shërbimi dhe informatat e nevojshme.

Me Pikën e Vetme të Kontaktit, Kosova synon të fuqizojë ekonominë dhe ndërmarrësinë vendore duke e bërë më të lehtë zhvillimin e biznesit në sektorin e shërbimeve dhe duke lehtësuar tregtinë në shërbime me vendet e BE-së. Kjo bëhet duke u mundësuar qytetarëve dhe bizneseve të aplikojnë procedurat e nevojshme administrative përmes internetit (online).

Si mund të përdoret Pika e Vetme e Kontaktit?

Si një qendër e vetme (one-stop-shop) për të gjitha pyetjet në fushën e shërbimeve dhe njohjes profesionale, Pika e Vetme e Kontaktit synon t’ju ofrojë informata dhe të koordinojë procedurat në lidhje me proceset administrative që duhet të ndërmerrni për të filluar aktivitetin tuaj të shërbimit në Kosovë.

Pika e Vetme e Kontaktit duhet të bëjë të mundur që ju të realizoni të gjithë hapat e nevojshëm administrativ tërësisht në formë elektronike (online) – që nga aplikimi juaj deri te pagesa e tarifave përkatëse administrative dhe më në fund deri te marrja e lejes, licencës ose regjistrimit.

Kush mund të përdorë Pikën e Vetme të Kontaktit?

Të gjithë qytetarët e Kosovës me një numër identifikues personal mund të përdorin shërbimet e Pikës së Vetme të Kontaktit.

Çfarë ofron aktualisht Pika e Vetme e Kontaktit?

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e mbështetur nga Projekti i Binjakëzimit i BE “Asistencë për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit – Direktiva e Shërbimeve e BE 2006/123/EC”, aktualisht është në proces të lansimit të Pikës së Vetme të Kontaktit. Për momentin, prototipi i Pikës së Vetme të Kontaktit është duke u lansuar me një shërbim të vetëm, gjegjësisht regjistrimin si auditor në Kosovë. Prandaj, për momentin, Pika e Vetme e Kontaktit është në fazë testimi. Në të ardhmen planifikohen të shtohen më shumë shërbime.

Si funksionon Pika e Vetme e Kontaktit?

eKosovaShërbimet online të Pikës së Vetme të Kontaktit ofrohen përmes portalit eKosova, i zhvilluar dhe i drejtuar nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI) në Kosovë.

To use the services for the Point of Single Contact, click on the relevant link of the service you want to use. This will bring you to the eKosova platform, where you can create your own account. Once you have created your account, you can go through the steps as described on the eKosova platform.

Për të përdorur shërbimet për Pikën e Vetme të Kontaktit, klikoni në vegzën përkatëse të shërbimit që dëshironi të përdorni. Kjo do t’ju çojë në platformën eKosova, ku mund të krijoni llogarinë tuaj. Pasi të keni krijuar llogarinë tuaj, mund të kaloni hapat siç përshkruhet në platformën eKosova.

Për pagesën e tarifave administrative, eKosova përdor shërbimet e bankave të ndryshme për të mundësuar pagesat me karta krediti. Kjo nuk ka asnjë kosto për ju.

Përmes llogarisë tuaj në eKosova, ju mund t’i qaseni dhe të modifikoni aplikacionin tuaj si dhe mund të shihni statusin e aplikacionit.

Aktualisht, një shërbim i vetëm ofrohet nga Pika e Vetme e Kontaktit përmes eKosova si prototip – aplikacioni për t’u regjistruar si auditor.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë bashkërisht me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit dhe ministritë e tjera përkatëse është duke planifikuar të zhvillojë më tej Pikën e Vetme të Kontaktit dhe të shtojë më shumë shërbime.


Twinning
Mbështetur nga:
Projekti i Binjakëzimit i BE “Asistencë për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit –
Direktiva e Shërbimeve e BE”