Kthehu tek lista

Mbahet takimi i 5-të i Komitetit Drejtues të Projektit të Binjakëzimit

  Me datën 27 Janar 2022 u mbajt takimi i 5-të të Komitetit Drejtues të Projekti të Binjakëzimit të BE-së “Asistencë për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit – Direktiva e Shërbimeve e BE-së 2006/123/EC”. Në takimin e udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm i MINT morën pjesën palët kryesore të përfshira në realizmin e projektit […]

 

Me datën 27 Janar 2022 u mbajt takimi i 5-të të Komitetit Drejtues të Projekti të Binjakëzimit të BE-së “Asistencë për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit – Direktiva e Shërbimeve e BE-së 2006/123/EC”. Në takimin e udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm i MINT morën pjesën palët kryesore të përfshira në realizmin e projektit nga Departamenti i Tregtisë, Departamenti Ligjor dhe Departamenti i Integrimeve Evropiane të MINT, Agjencia për Shoqërinë e Informacionit-ASHI, Zyra e Kryeministrit, liderët dhe ekspertët nga shtetet e përfshira në projekt Kroacia dhe Gjermania si dhe stafi lokal i projektit. Takimi u mbajt në formë hibride kur disa nga pjesëmarrësit ishin prezent fizikisht në takim e disa në formë virtuale.

Agjenda e takimit përmbante diskutimin për çështjet si miratimi i minutave të takimit të fundit të Komitetit Drejtues, prezantimi i Raportit Kuartal të 5-të të aktiviteteve të realizuara nga projektit. Po ashtu u prezantua edhe Plani i 5-të i Punës për gjashtë mujorin e ardhshëm ku u diskutuan aktivitetet që do të realizohen dhe forma dhe afati kohor i realizimit të tyre, duke e pas parasysh edhe situatën pandemike.

Në këtë takim u bë edhe prezantimi i Pikës së Vetme të Kontaktit (në tekstin e mëtejmë: PVK)  nga operatori ekonomik i  kontraktuar nga ASHI të cilën e kanë bërë zhvillimin e këtij shërbimi në kuadër to portalit eKosova. Pika e Vetme e Kontaktit është një dritare elektronike e krijuar nga Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që ka për qëllim që t’ua lehtësoj përfituesve të shërbimeve qasjen ne veprimtarinë e shërbimeve dhe informatat e nevojshme. Aktualisht si shërbim fillestar do të ofrohet aplikimi për licencë për sektorin e auditorëve  https://ekosova.rks-gov.net/Services si dhe do të ofrohen informacione mi kërkesat e ndryshme ligjore për sektorët e tjerë të shërbimeve. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë bashkërisht me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit dhe ministritë e tjera përkatëse është duke planifikuar të zhvillojë më tej Pikën e Vetme të Kontaktit dhe të shtojë më shumë shërbime për të digjitalizuar proceset administrative në sektorët e profesioneve tjera.

Takimi vazhdoi edhe me disa diskutime të ndryshme si dhe u dakorduan që takimi i ardhshëm i Komitetit Drejtues të mbahet në fund të muajit prill.