Pika e Vetme e Kontaktit për Tregtinë në Shërbime (PVKTSH)
Pika e Vetme e Kontaktit për Tregtinë në Shërbime (PVKTSH) Qëllimi kryesor i kësaj baze të të dhënave është të lehtësojë qasjen për të gjitha palët e interesit në kornizën rregullatore që rregullon aktivitetet e shërbimeve në Kosovë, duke ndihmuar kështu operimin e atyre që tanimë janë në treg dhe të atyre sipërmarrësve që duan të fillojnë të ofrojnë shërbime në Kosovë. Baza e të dhënave PKSH përmban pjesën “Hape biznesin në Kosovë” që ofron të gjitha informacionet e kërkuara për të hapur biznesin në Kosovë; gjithashtu përmban edhe pjesën tjetër që mbulon Profesione të Akredituara. Legjislacioni është i mbuluar në dy pjesë, legjislacioni horizontal që rregullon të gjitha shërbimet e kategorizuara sipas përkufizimit të tregtisë në shërbimeve sipas GATS dhe rregullimit sektorial që mbulon legjislacionin primar dhe sekondar. Kjo bazë e të dhënave siguron lehtësisht lidhje me burimet kryesore të të dhënave në shërbime. Kjo bazë e të dhënave ofron mënyrën e komunikimit mes palëve të interesit dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, e cila është e gatshme dhe e përgatitur për të ndihmuar komunitetin e biznesit me të gjitha mjetet e mundshme.